Letoni-Shqipëri, pjesa e dytë

Mbyllet ndeshja!

93’– Rast tjetër i humbur nga Shqipëria. Bajrami hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet.

90’- Akordohen 4 minuta shtesë.

89’- Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës.

85’- Tjetër karton i verdhë për letonezët. Ndëshkohet Cernomordijs, për faull ndaj Mirlind Dakut.

81’- Dy zëvendësime nga Silvinjo. Ndryshon sulmi i kuqezinjve. Futen Uzuni dhe Daku, për të marrë vendin e Brojës dhe Manajt.

80’- Aksion shumë i mirë për Shqipërinë. Manaj lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, por e ndal pa shumë probleme portieri.

77’- Krosim i rrezikshëm nga Mario Mitaj, por largojnë mbrojtësit e Letonisë.

69’- Largohet Qazim Laçi, në vendin e tij futet Nedim Bajrami.

68’- Lëvizje e bukur nga Mario Mitaj në të majtë. Mbrojtësi fut një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve të Shqipërisë.

56’- Gjuajtje e fortë e Asllanit nga jashtë zone, portieri Zviedris e dërgon në këndore.

52’- Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë. Ismajli provon me kokë, por pa sukses. Në vazhdim të aksionit gjuan edhe Broja, i cili sheh topin të largohet mbi vijën fatale.

48’- Karton i verdhë për Ciganiks, për ndërhyrje ta gabuar ndaj Armando Brojës në mesfushë.

45′- Nis pjesa e dytë.

Letoni-Shqipëri, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

49’- Gol Letonia 1-1! Barazohen shifrat. Shpërblehet këmbëngulja e vendasve, të cilët gjejnë barazimin me anë të kapitenit Cernomodrijs. Gjuajtja me kokë e mbrojtësit, nuk ndalet dot nga Strakosha.

5′- Akordohen 5 minuta shtesë!

41’- Hoxha spastron zonën, pas një krosimi të Ciganiks.

40’- Ndërhyrje e gabuar nga Ismajli në hyrje të zonës. Mundësi e mirë për Letoninë.

39’- Mundësi shumë e mirë për Qazim Laçin. Mesfushori rrotullohet në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por ndalet nga Balodis.

36’- Pranë golit të dytë Shqipëria. Asllani provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e cila shkon ngjitur me shtyllën.

29’- Goooool Shqipëria 0-1! Zhbllokohet sfida. Kuqezinjtë kalojnë në avantazh. Pas një rrëmuje në zonë, Cernomordijs shkakton autogol.

25’- Pas një ndalese të gjatë dhe të pakuptueshme, rifillon sfida. Ende nuk ka gola.