Ministri i Shtetit për Diasporën Taulant Balla ka bërë një batutë gjatë fjalës së tij, ku i ka thënë PD-së se, meqë mori në koalicion Selami Jenisherin, t’ia japin si kontakt trajnerit të Kombëtares Silvinio, sepse sipas tij mund të gjejë ndonjë skemë për të fituar ndeshjen me Serbinë.
“Edhe pse futët brenda vetes lloj-lloj dhe gjeniun e ri të futbollit ndërkombëtar Sel Jenisherin, të cilin ju lutem na gjeni një numër kontakti që t’ia japim Silvinios, se mund të na japë ndonjë skemë të paparë. Se meqë skema në zgjedhje nuk ju funksionoi, ta marrim të paktën mos fitojmë ndeshjen me Serbinë.”-tha Balla.