Ditën e sotme është mbajtur konferenca e drejtorëve të përgjithshëm të doganave të Ballkanit Perëndimor. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj theksoi se synimi për mbylljen e negociatave brenda 2027 është qëllim ambicioz. Balluku gjithashtu u shpreh se është shumë e rëndësishme që fokusi të jetë tek masat konkrete për të lehtësuar tregtinë.

“Synimi kryesorë është të fokusohemi në masa konkrete për të lehtësuar tregtinë e bizneseve. Sot pata kënaqësinë të ndaja progresin që Shqipëria ka bërë në fushën e digjitalizimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale që kanë sjellë ndryshime. Po ashtu do t’ju lutesha t’i kushtoni pak kohë për të vizituar Tiranën, pasi një nga sektorët e rëndësishëm është edhe turizmi. Tirana është kthyer në një galeri të gjallë të arkitekturës botërore”, tha Balluku.