Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka qenë tepër aktiv në orët e fundit në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet në Iran dhe Izrael.

Në postimin e tij të fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë, me shkronja kapitale i ka kërkuar Iranit që të “dorëzohet pa kushte”.

Më herët, Trump shkroi në Truth se Shtetet e Bashkuara kishin mundësinë për të ekzekutuar liderin shpirtëror, Ali Khamenei, po nuk kishin dashur që ta bënin këtë gjë.

“Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin”, shtoi ai..

“Por ne nuk duam që raketat të godasin drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë”, tha Trump.

“Durimi ynë po sosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, përfundoi ai.

Gjatë ditës, Donald Trump tha se SHBA ka në kontroll të plotë qiellin e Iranit.

“Irani kishte pajisje mbrojtëse gjurmuese të mira, dhe kishte shumë, por nuk krahasohen me gjërat e bëra, ideuar dhe prodhuara në Amerikë. Askush nuk i bën gjërat më mirë se sa SHBA”, tha Trump.

Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar prej kohësh Izraelit pajisje dhe ndihmë ushtarake, por pozicioni zyrtar që prej nisjes së sulmit ndaj Iranit ka qenë që SHBA nuk ishte e përfshirë.