Një shqiptar që jeton në Francë dhe ka dijeni të drejtpërdrejtë mbi mënyrën si u përdor jahti luksoz Tacoma, i botuar në rastin e sotëm në Daily Mail për trafik emigrantësh shqiptarë në Britani, flet për herë të parë për Lexo.al. Ai hedh dritë mbi mënyrat se si funksionojnë këto skema, dokumentet e rreme dhe rrugët që ndjekin bandat duke përforcuar alarmin që tashmë ka përfshirë autoritetet franceze dhe britanike.
Lexo.al: Ju thatë se keni dijeni të drejtpërdrejtë për rastin Tacoma. Çfarë dini konkretisht?
Burimi: Nuk kam qenë vetë pjesë, por e kam ndjekur që nga fillimi. Kam miq që punojnë në marinën në Brest, ku u mor me qira jahti. Më besoni, ky nuk ishte udhëtim turistik. Njeriu që u paraqit si “austriak” e kishte përgatitur gjithçka. Dokumentet që dorëzoi pasaporta dhe certifikata detare ishin shumë mirë të fabrikuara. Kishte një sjellje të qetë, nuk të linte asnjë dyshim. Por realisht ai nuk ishte austriak, por nga Maqedonia e Veriut, dhe për shumë nga ne ishte e qartë që fliste si shqiptar.
Lexo.al: Cili ishte itinerari i lundrimit dhe si u përfshinë emigrantët shqiptarë?
Burimi: Jahti u nis nga Brest në fillim të prillit dhe sipas dokumenteve të qirasë, do të bënte një lundrim përgjatë bregdetit të Bretanjës. Por nuk ndodhi kështu. Përmes gjurmuesit të jahtit, pronarie vuri re se ai po largohej drejt Kanalit Anglez. Në realitet, menjëherë pas nisjes, jahti është ndalur në një zonë të qetë, ku janë ngarkuar 17 emigrantë shqiptarë, përfshirë një grua. Këta emigrantë nuk ishin thjesht të mbledhur rastësisht ishin marrë me organizim, me pagesa të mëdha. Mendohet se secili prej tyre ka paguar mbi 10 mijë paund.
Lexo.al: Si funksionon një skema e trafikut? Çfarë ndodh nga momenti që jahti niset?
Burimi: Është një planifikim perfekt. Zakonisht në bord ndodhen tre persona një “kapiten” që duket si profesionist, dhe dy ndihmës. Të tre kanë përvojë minimale detare, mjaftueshëm sa për të drejtuar anijen dhe për të shmangur kontrollin. Emigrantët futen në kabina të mbyllura, pa dritare, poshtë kuvertës. Nuk shihen nga askush, as kur kalon afër varka apo tragete.
Më pas, jahti ndjek një rrugë drejt Kornuollit. Në rastin e Tacoma-s, ndaloi në grykëderdhjen Helford, pranë Falmouth, aty ku u ndërhy nga Forca Kufitare britanike më 13 prill. Në atë moment “austriaku” ishte zhdukur. Me shumë mundësi ishte larguar më herët nga bordi, ndoshta përmes një varke ndihmëse, në afërsi të brigjeve franceze. Pra, ai ishte vetëm organizatori, jo drejtuesi i vërtetë i rrugës detare.
Lexo.al: Si ndodh kjo, a mendon se ka ndonjë marrëveshje me policinë?
Burimi: Shiko, duhet të kesh parasysh një gjë, nuk ka trafik pa ndihmën e policisë edhe pse maskimi është i majft i mirë në këtë rast. Bëhen shumë pagesa për tu siguruar udhëtimi.
Lexo.al: Si pagesa?
Burimi: Paguhen të gjithë ata që kanë dorë në territoret e nisjes, shefat e policisë së zonës, policia që merret me trafikun madje ndoshta dhe ndonjë politikan lokal.
Lexo.al: Je i sigurt për këtë?
Burimi: Mendoj që po, një politikan lokal për interesa të financimeve elektorale ka interes të jetë pjesë e kësaj.
Lexo.al: Pse mendohet që shumica janë shqiptarë?
Burimi: Sepse shqiptarët sot janë ndër grupet më aktive në këto lëvizje. Edhe në jahtin tjetër, që u gjet i braktisur më 8 maj afër Falmouth-it, autoritetet dyshojnë se ishin shqiptarë në bord. Edhe atje, pas mbërritjes, ata thjesht u zhdukën në territorin britanik. Dhe e bëjnë këtë për të shmangur regjistrimin në sistemin e azilit, që mund t’i çojë drejt dëbimit.
Lexo.al: A është kjo një skemë që do të përhapet më shumë?
Burimi: Po dhe kjo është frika. Kur sheh që një jaht 7000 paundë përdoret për trafik, ku organizatori mund të fitojë deri në 25000 paund në një udhëtim, kupton që është biznes. E gjitha duket si turizëm i ligjshëm, me dokumente, pasaporta, certifikata. Por realisht është trafik i pastër dhe shumë më i vështirë për t’u ndaluar sesa varkat e vogla që shihen nga radarët. Këtu gjithçka ndodh në heshtje, nën mbulesën e ligjshmërisë.
Lexo.al: Çfarë ndodhi me jahtin më pas?
Burimi: Ai u sekuestrua për 52 ditë në Cornwall, ndërsa u zhvillua hetimi nga policia dhe Forca Kufitare. Më pas u rikthye në Francë, në Brest, vetëm disa ditë më parë. Por kompania franceze që e dha me qira Eridan u faturua për çdo ditë që jahti qëndroi i sekuestruar. Janë të shqetësuar që kjo nuk do të jetë hera e fundit dhe me të drejtë.
Kjo intervistë është ekskluzive nga redaksia e Lexo.al. Identiteti i të intervistuarit ruhet për arsye sigurie.
Gazetari Hermes Kafexhiu
Shkrimi i përkthyer dhe në anglisht:
An Albanian Living in France Speaks Out/ How the Luxury Yacht Tacoma Was Used to Smuggle Migrants to the UK
An Albanian man residing in France who has direct knowledge of how the luxury yacht Tacoma was used to smuggle Albanian migrants into Britain speaks out for the first time to Lexo.al. He sheds light on how these trafficking schemes work, the use of forged documents, and the specific routes taken by the smuggling networks, amplifying the alarm that has already shaken French and British authorities.
Lexo.al: You mentioned you have firsthand knowledge of the Tacoma case. What exactly do you know?
Source: I wasn’t personally involved, but I’ve followed it from the beginning. I have friends who work at the marina in Brest, where the yacht was rented. Believe me, this was no tourist trip. The man who presented himself as “Austrian” had prepared everything in advance. The documents he submitted his passport and sailing certificate were very well fabricated. He had a calm demeanor, not raising any suspicions. But in reality, he wasn’t Austrian, he was from North Macedonia, and many of us could tell he spoke like an Albanian.
Lexo.al: What was the sailing route, and how were the Albanian migrants involved?
Source: The yacht left Brest in early April, and according to the rental documents, it was supposed to cruise along the coast of Brittany. But that’s not what happened. Using the yacht’s tracker, the owner noticed it was heading toward the English Channel. In reality, shortly after departure, the yacht stopped in a quiet area where 17 Albanian migrants, including one woman, were loaded onboard. These weren’t people picked up at random. This was organized, with large payments involved. It’s believed that each migrant paid over £10,000.
Lexo.al: How does a trafficking scheme like this typically operate?
Source: It’s a precise operation. Usually, there are three people on board: a “captain” who appears professional, and two assistants. All three have minimal maritime experience, just enough to sail and avoid detection. The migrants are kept in sealed cabins below deck, without windows. They’re hidden from view, even if other boats or ferries pass nearby.
The yacht then follows a route toward Cornwall. In the Tacoma case, it stopped in the Helford estuary near Falmouth, where it was intercepted by the UK Border Force on April 13. By then, the “Austrian” had disappeared. Most likely, he had left the vessel earlier, possibly via a small support boat somewhere near the French coast. He was just the organizer, not the actual navigator of the route.
Lexo.al: How is that possible? Do you think there’s some deal with the police?
Source: Look, you need to understand one thing. There is no smuggling without police involvement, even if it’s masked very well. A lot of money changes hands to ensure the trip goes smoothly.
Lexo.al: What kind of payments?
Source: Everyone involved in the departure territory gets paid, the local police chiefs, officers who deal with maritime traffic, maybe even a local politician.
Lexo.al: Are you sure about that?
Source: I believe so. A local politician, for example, might have a vested interest if it brings in campaign funding. That’s not unusual.
Lexo.al: Why are most of the migrants believed to be Albanian?
Source: Because Albanians are among the most active groups in these movements right now. Even on the other yacht that was found abandoned on May 8 near Falmouth, authorities suspect there were Albanians onboard. There too, after arriving, they simply disappeared into British territory. They do this to avoid being registered in the asylum system, which could lead to deportation.
Lexo.al: Is this a method you think will spread further?
Source: Yes, and that’s the real fear. When you see a yacht worth £7,000 being used for trafficking and the organizer potentially earning £250,000 in a single trip, you realize this is a business. Everything looks legal, tourist-like, with documents, passports, and certificates, but in reality, it’s pure trafficking. And it’s much harder to detect than small boats, which show up on radar. Here, everything happens quietly, under the guise of legality.
Lexo.al: What happened to the yacht afterward?
Source: It was impounded in Cornwall for 52 days while UK police and Border Force carried out their investigation. It was only returned to France, to Brest, a few days ago. But the French rental company, Eridan, was billed for each day the yacht was held. They’re concerned this won’t be the last time and rightfully so.
This interview is an exclusive from the editorial team of Lexo.al. The identity of the interview is withheld for safety reasons.