TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili që prej muajit shkurt ndodhet në izolim në burgun e Durrësit, do të dalë sërish këtë të hënë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Ende nuk dihet se nga vjen ky ankimim.
Më herët, përmes përfaqësuesve ligjorë, Veliaj ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg”, por deri më tani nuk është caktuar ende një datë për shqyrtimin e çështjes dhe përbërjen e trupës gjykuese.