Pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër impianteve bërthamore iraniane, qeveria izraelite ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit Donald Trump për veprimin e ndërmarrë.

Kjo ndjesi duket se reflektohet edhe tek qytetarët izraelitë: në Tel Aviv janë shfaqur pankarta me mbishkrimin në anglisht “Thank you Mr. President”, të shoqëruara me një foto të Trump dhe flamuj amerikanë.