Me darkën në pallatin Huis Den Bosch dhe çiftin mbretëror holandez si pritës, punimet e Samitit të NATO-s po fillojnë praktikisht.

Donald Trump u shfaq me një kostum në nuanca blu por më të çelëta, dhe Zelensky në një paraqitje të rrallë me kostum.

Krerët e vendeve kanë shkrepur një foto familjare ku bie në sy kryeministri Edi Rama me look-un e tij ndryshe nga të tjerët.

Me një kostum bezhë ai është i pozicionuar në fund të radhës përshkak edhe të gjatësisë së tij. Ai është në krah të homologut të tij hungarez, Victor Orban.