Smoke rises after an explosion in Tehran, Iran, Friday, June 13, 2025. Israel attacked Iran's capital early Friday, with explosions booming across Tehran.(AP Photo/Vahid Salemi)

Menjëherë pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Tel-Avivi ka dalë me një njoftim për të gjithë shtetasit izraelit në të cilën njofton edhe mbylljen e të gjitha ambasadave me të gjitha ato shtete që ajo ka marrëdhënie diplomatike.

“Misionet izraelite në të gjithë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë të raportuar nga mediat izraelite.

Ministria gjithashtu këshilloi të gjithë izraelitët jashtë vendit që ta përditësojnë njoftimin mbi vendndodhjen dhe statusin e tyre.