Vala e të nxehtit afrikan përfshin të gjithë Mesdheun. I nxehti do të përfshijë Italinë dhe Ballkanin.

Sipas parashikimeve të fundit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe ditët në vijim deri në 40 gradë në vende të ndryshme.

Për të premten, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka shpallur gjendjen e emergjencës në 13 qytete.

Temperatura përvëluese do të ketë në Siçili ku do të ndalohen aktivitete të ndryshme në kohë të caktuara të ditës.

Edhe në Shqipëri ka një rritje të vizitave në urgjenca për shkak të të nxehtit.