Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas momentit të vështirë që përjetoi në ndeshjen kundër Serbisë, ku humbi një penallti vendimtare.
Pas ndeshjes, ai ka shpërndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku shpreh keqardhjen dhe iu kërkon ndjesë të gjithë shqiptarëve. “Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, më i përqendruar dhe më i vendosur”, shprehet Manaj.