Qershori i vitit 2025 sjell energji të reja dhe bollëk për të gjitha shenjat e horoskopit. Por sipas astrologëve, janë tri shenja që pritet të përjetojnë më së shumti këtë valë pozitive, falë ndikimit të Jupiterit, planetit të fatit dhe rritjes, që më 9 qershor hyn në shenjën e ndjeshme dhe intuitive të Gaforres.
Në astrologji, Jupiteri është në pikën e tij më të fortë te Gaforrja, që do të thotë se shpreh potencialin e tij më të lartë pikërisht në këtë shenjë. Kjo periudhë e fuqishme do të zgjasë deri në qershor 2026 dhe është koha e përkryer për të ndjekur dëshirat tuaja.
Dashi
Qershori do të jetë një muaj i pasur në ndjesi dhe mundësi për Dashët. Me hyrjen e Jupiterit në Gaforre, fokusi zhvendoset drejt jetës suaj personale, shtëpisë, familjes dhe qëndrueshmërisë emocional. Do të ndiheni më të lidhur me veten dhe të gatshëm për të krijuar një lidhje më të thellë emocionale. Për disa, kjo mund të nënkuptojë investime në një shtëpi të re, riarredim apo vendime të rëndësishme familjare.
Ndërkohë, do të rigjeni veten, do jeni më krijues, më të gëzuar dhe më të gatshëm për të lënë pas të shkuarën. Jepini vetes dashurinë që i jepni të tjerëve. Kjo është një kohë e artë për rritje dhe shërim.
Gaforrja
Jupiteri hyn në shenjën tuaj më 9 qershor, duke hapur një kapitull të ri të mbushur me fat dhe mundësi. Energjia juaj do të shkëlqejë dhe do të ndjeni një vetëbesim të ri që ju ndihmon të tërhiqni mundësi që më parë mund t’ju jenë dukur të paarritshme.
Universi është në anën tuaj, ndaj kjo është koha për të marrë hapa të guximshëm drejt qëllimeve që keni. Qoftë në karrierë, marrëdhënie apo projekte personale, rrugët që do t’ju hapen do t’ju shtyjnë drejt vendimeve të duhura. Besoni në vete dhe mos kini frikë të kërkoni më shumë.
Bricjapi
Për Bricjapët, ky muaj dhe gjithë vera sjellin energji të reja në fushën e marrëdhënieve.
Jupiteri do të ndriçojë sektorin tuaj të dashurisë, shoqërisë dhe lidhjeve të rëndësishme. Nëse jeni të hapur ndaj dashurisë ose miqësive të reja, këtë muaj mund të takoni njerëz që ndikojnë thellësisht në rrugëtimin e jetës suaj.
Mos harroni: suksesi do të vijë vetëm nëse mbani një qëndrim pozitiv ndaj vetes dhe e pranoni që i meritoni të gjitha gjërat e mira që po vijnë në jetën tuaj. Shfaqni versionin më të mirë të vetës dhe të tjerët do t’ju admirojnë. Jeta sociale do të lulëzojë dhe mund të sjellë mundësi që lidhen me karrierën, krijimtarinë apo dashurinë.