Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë nesër një video-konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren për bisedimet me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.

Në fokus të këtij takimi virtual do të jenë hapat konkretë për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave me BE-në.

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së pritet që nesër të miratojnë raportin mbi ecurinë e përgatitjeve teknike për grup-kapitullin 4, që ka të bëjë me agjendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme.

Komisionerja Kos e zhvilloi vizitën e saj të fundit në Shqipëri më 13 mars, ku mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama dhe theksoi vazhdimisht mbështetjen e saj për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE./Lexo.al