Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Velipojës, i njohur për rërën me efekte kurative.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët.

Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

Në kuadër të operacionit “Plazhe të Pastra”, për të katërtin vit radhazi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit po mbështet bashkinë e Shkodrës për menaxhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjen e plazhit.

Vetëm në bashkinë e Shkodrës rreth 60% e plazheve janë publike.