Shëtitorja “Taulantia” në vijën bregdetare të Durrësit është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e plazheve publike në shëtitoren “Taulantia”, në lagjen 1 të Durrësit.

Shëtitorja “Taulantia” ka tashmë ambiente të gjelbëruara, lulishte që shtrihen në një hapësirë 21 000 m2, me 500 pemë dhe rreth 6500 shkurre dekorative.

Krijimi i hapësirave të gjelbra, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive, si dhe hapësirat rekreative e kanë shndërruar shëtitoren në një zonë shumëfunksionale.

Durrësi është prej qyteteve destinacione turistike, që vitet e fundit ka njohur rritje të numrit të vizitorëve të huaj, ndërsa të shumta janë kroçerat që sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës.