Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tolentino, në provincën e Maceratës, ku një shqiptare 45- është është goditur për vdekje në mes të qytetit, përpara syve të kalimtarëve. Sipas të dhënave të para, autor i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili është ndaluar nga karabinierët.

Burri fillimisht e ka goditur me thikë, më pas e ka shkelmuar teksa ajo binte përdhe, dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt. Viktima, nënë e dy fëmijëve të rritur, ishte duke shkuar në punë kur u sulmua në afërsi të parkut të qytetit një zonë që e kalonte përditë.

Dëshmitarët dhe klientët e bareve përreth kanë dëgjuar britmat dhe kanë lajmëruar menjëherë ndihmën mjekësore, por kur ambulanca mbërriti, ishte tepër vonë. Përpjekjet për ta reanimuar rezultuan të kota.

Mësohet se shqiptarja është Gentja Hudhra, kurse ish-bashkëshorti i saj është Nikollaq Hudhra.

Sipas informacioneve autori ka qenë i ulur në një stol duke pritur viktimën që të kalonte. Autori mësohet se e shikonte viktimën tek vdiste.

Hetimet janë në fazën e parë dhe ende nuk dihet nëse viktima kishte qenë më parë objekt i dhunës apo kërcënimeve. Deri tani, sipas forcave të rendit, nuk ka denoncime apo sinjalizime të mëparshme në emrin e saj.