Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së tij në SPAK.
Por, kujtojmë që në maj 2024, SPAK nisi zyrtarisht hetimet pasurore për Nokën dhe familjen e tij.
Ndërkohë, një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste, e kallëzoi për shpifje dhe fyerje.