Zhvillime të reja janë shënuar në dosjen e njohur si “Partizani”, e cila ka të bëjë me hetimet dhe akuzat për aferën e dyshuar korruptive lidhur me truallin dhe ndërtimet te ish-kompleksi sportiv “Partizani” në Tiranë.
Burime nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) bëjnë me dije se gjyqtarja Elsa Ulliri është caktuar për të shqyrtuar këtë çështje si relator i saj. Ajo do të jetë pjesë e trupës që do të marrë në shqyrtim akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë të shtetit dhe individëve të përfshirë në procedurat për privatizimin dhe ndërtimin në zonën në fjalë.
Shorti u hodh sot në GJKKO, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë dy anëtarët e trupës gjykuese.