Turistët që vizitojnë Lezhën do ta kenë më të lehtë të zbulojnë atraksionet dhe pasuritë natyrore e kulturore të këtij rajoni me potencial turistik, falë një guide të re turistike të realizuar nga Bashkia.

Në këtë botim janë përmbledhur informacionet më të rëndësishme për vizitorët, duke përfshirë destinacionet bregdetare, atraksionet historike, traditat lokale dhe mundësitë e akomodimit e të argëtimit që ofron Lezha.

Promovimi i guidës u bë përmes një aktiviteti, të organizuar në qendër të plazhit të Shëngjinit, ku muzika, ngjyrat dhe ekspozimi i vlerave turistike sollën një atmosferë të gjallë verore për pushuesit dhe vizitorët.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Ronaldo Xhani thotë se kjo guidë është një pasaportë turistike që i nevojitej këtij rajoni.

Ky botim me informacion turistik do të jetë në ndihmese e madhe për të njohur gjithçka ofron Lezha thonë vizitoret.

Gjatë aktivitetit, u shpërndanë qindra kopje të guidës së re për turistët, me qëllim orientimin e tyre më mirë dhe eksplorimit të të gjitha thesareve që ofron ky rajon.