Ndërsa kriza luftarake në Lindjen e mesme mes Izraelit dhe Iranit ndodhet në kulmin e saj, nuk kanë reshtur negociatat dhe kontaktet mes liderëve botërorë që kërkojnë paqen.

Më e fundit, pas reagimeve të Turqisë dhe Kinës, është reagimi i Kremlinit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, raportohet se ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Gjatë telefonatës, Putin e informoi Trumpin mbi përmbajtjen e bisedimeve të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin iranian Masud Pezeshkian. Putin mes të tjerash është shprehur se “ishte gati të ndërmjetësonte midis Iranit dhe Izraelit”.