Komisioni i Përzgjedhjes i mbështetur në Kushtetutë, ligje dhe rregullore, zhvilloi ditën e sotme shqyrtimin e aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Nga 13 kandidatët që u paraqitën në garë, vetëm 7 kanë kaluar fazën e parë, ndërsa 6 emra të njohur dhe me eksperiencë janë përjashtuar papritur nga procesi.

Lista e të përzgjedhurve për fazat e ardhshme është kjo:

  1. Andi Pogaçe

  2. Artur Beu

  3. Elton Kërluku

  4. Gentian Ndoi

  5. Gentjan Shehaj

  6. Gledis Nano

  7. Joni Keta

Ndërsa ata që u hodhën jashtë garës, për arsye që Komisioni nuk i bëri publike, janë:

  1. Astrit Halilaj
  2. Haki Çako
  3. Mauricio Sheldija
  4. Marinela Pilinçi
  5. Miklovan Kanani
  6. Nevrus Ndregjoni

Burime pranë procesit flasin për mungesa në dokumentacion ose mosplotësim të kritereve ligjore, një goditje që i la në befasi shumë nga kandidatët e përjashtuar.

Garës për drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar i është shtuar edhe më shumë intrigë, ndërsa kandidatët e mbetur do të nisin fazat e tjera të konkurimit.

Procesi është vetëm në fillim dhe garuesit janë të vendosur të bëjnë çdo përpjekje për të fituar postin që do të ketë në dorë një prej sfidave më të mëdha të drejtësisë shqiptare.