Komisioni i Përzgjedhjes i mbështetur në Kushtetutë, ligje dhe rregullore, zhvilloi ditën e sotme shqyrtimin e aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Nga 13 kandidatët që u paraqitën në garë, vetëm 7 kanë kaluar fazën e parë, ndërsa 6 emra të njohur dhe me eksperiencë janë përjashtuar papritur nga procesi.
Lista e të përzgjedhurve për fazat e ardhshme është kjo:
-
Andi Pogaçe
-
Artur Beu
-
Elton Kërluku
-
Gentian Ndoi
-
Gentjan Shehaj
-
Gledis Nano
-
Joni Keta
Ndërsa ata që u hodhën jashtë garës, për arsye që Komisioni nuk i bëri publike, janë:
- Astrit Halilaj
- Haki Çako
- Mauricio Sheldija
- Marinela Pilinçi
- Miklovan Kanani
- Nevrus Ndregjoni
Burime pranë procesit flasin për mungesa në dokumentacion ose mosplotësim të kritereve ligjore, një goditje që i la në befasi shumë nga kandidatët e përjashtuar.
Edhe pse gara duket thjesht formale, sipas burimeve bekimin për postin nga burime te Lexo.al e ka zv.Kreu i BKH Jon Keta.
Procesi është vetëm në fillim dhe garuesit janë të vendosur të bëjnë çdo përpjekje për të fituar postin që do të ketë në dorë një prej sfidave më të mëdha të drejtësisë shqiptare.




















