Mësohet se djali i miliarderit George Soros i ka dhënë fund beqarisë dhe do të shkojë drejt altarit në 14 Qershor me Huma Abedin, e njohur si asistentja e Hilary Clinton.
Sipas mediave mësohet se drejt dasmës së tyre është nisur dhe kryeministri Edi Rama. Dasma sipas të informacioneve në mediat ndërkombëtare do të zhvillohet në Mahnatan të Neë York, ku flitet se do të marrim pjesë figura të njohura botërore.

Sot është shënuar dhe 34 vjetori i Partisë Socialiste por festa është shtyrër javën që vjen në 19 Qershor.
Romanca mes çiftit vjen shtatë vjet pasi Huma u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Ëeiner, i cili ishte përfshirë në disa skandale. Ëeiner u kap disa herë duke dërguar foto eksplicite te gra të ndryshme madje edhe gjatë fushatave të tij politike.

Megjithatë, ai nuk mësoi nga gabimet e tij dhe më vonë u dënua me 21 muaj burg pasi filloi të dërgonte mesazhe seksuale një vajze 15-vjeçare.
Abedin, e cila fillimisht i kishte qëndruar pranë, përfundimisht vendosi të tërhiqej.

Ajo përshkroi këtë përvojë të vështirë në një kujtim të vitit 2021, ku botoi dhe një libër.

Alex Soros dhe Huma Abedin janë njohur dhe kanë nisur të lidhen rreth vitit 2021, sipas raportimeve të mediave. Lidhja e tyre u bë më publike dhe u përforcua gjatë viteve të fundit, duke u shfaqur në evente dhe aktivitete sociale që nga ajo periudhë.