Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim të veçantë një ambientet e laboratorit EduLab, me fituesen e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, Kroni Pula dhe shokët e shoqëet e klasës së saj në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “Kroni Pula do të na përfaqësojë në Junior Eurovision Song, ndërsa në takimin e sotëm këta fëmijë sollën në EduLab një energji të jashtëzakonshme dhe shumë emocione me këngën “Fruta dhe Perime”.

Nga ana e saj, Pula foli për emocionet e mbrëmjes së festivalit ku u shpall fituese, ndërsa pret me padurim përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2025, edicion që këtë vit do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.

Kroni Pula u shpall fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

Artisja fitoi çmimin e parë me këngën “Fruta perime”. Ajo rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.

Festivali i Fëmijëve është një ngjarje e rëndësishme kulturore e cila konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit dhe solli në skenë pasion dhe krijimtari për tre netë me radhë.