Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë.