Deputeti Plarent Ndreca është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim në zhvillim. Pas daljes nga SPAK, Ndreca sqaroi se prezenca e tij nuk lidhej me veprimtarinë e tij si deputet, por me një çështje që përfshin persona të tretë.
Në një reagim publik përmes rrjeteve sociale, Ndreca u bëri thirrje gazetarëve që të mos keqinformojnë opinionin publik, duke theksuar se thirrja e tij nga SPAK ishte pjesë e një bashkëpunimi normal institucional që përcaktohet nga Kushtetuta.
“Thirrja e një deputeti për të dhënë sqarime në një institucion kushtetues si Prokuroria e Posaçme, ashtu si edhe përgjigjja ime vullnetare ndaj kësaj thirrjeje, nuk përbën as lajm, as diçka të jashtëzakonshmeshkruan Ndreca, duke theksuar se respekti për institucionet nuk e përjashton detyrimin për t’i vëzhguar ato nga afër.”
Ai paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim do të publikojë fakte dhe qëndrime kritike për disa institucione kushtetuese, të cilat sipas tij “veprojnë në kundërshtim me mandatin e tyre kushtetues” dhe me një “qasje korporatiste që nuk i shërben drejtësisë për njerëzit”.