Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, në seancë plenare e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend deklaroi se opozita cdo ditë ka zbuluar faqen e zezë të farsës së zgjedhjeve në 11 maj.
Noka theksoi se detyra e tyre është demaskimi i farsës elektorale dhe se raporti dhe garuesi ishin në kushte jo të barabarta.

Gjatë fjalës së tij, ai tha partia në pushtet ka përfituar nga burimet e administratës dhe se SPAK dhe GJKKO kontrollen nga kryeministri Edi Rama.

“Opozita ka zbuluar faqen e zezë të farsën e zgjedhjeve të 11 majit. Kjo ka që farsa më e turpshme në gjithë këto vite, i gjithë shteti u bë elektoral. Farsa elektorale mund të bëjë krenarë vetëm regjimet. Detyra jonë të demaskojmë farsën elektorale Ju e konsideroni kundërshtarin si armik. Parlamenti është një akt qorr i cdo akti korruptiv.Raporti, garuesi në zgjedhje ishin në kushte jo të barabarta. Partia në pushtet ka përfituar nga burimet e administratës. SPAK DHE GJKKO janë në kontroll të Edi Ramës”, tha ai