Prej më shumë se një muaji në showbizzin shqiptar po përflitet se Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë në një ldhje intime.
Dhe jo më larg se dy ditë, Ledri e ka mohuar duke thënë se nuk ka asnjë lidhje mes tyre përveç projektit muzikor.
“Jo, nuk funksionon kështu… Duhet të ekzistojë kimi, dashuri. Nuk mund të lidhem me dikë vetëm për ‘zhurmë mediatike’ apo për t’u dukur. Pa ndjenja, nuk shkon… nuk jemi kukulla,” u shpreh ai.
Por fotografitë e publikuara në rrjet i hedhin poshtë fjalët e artistëve pasi dëshmojnë qartë se të dy ndodhen me pushime.
Një foto shumë intime ku shihet se ledri ka përqafuar Xhensilën dhe ajo që e identifikon këngëtaren është tatuaxhi tek dora, ndërsa në fotografinë e dytë shihen duke drekuar së bashku buzë detit.
Duket se këto fotografi janë prova që duhej që Ledri dhe Xhensila janë në një lidhje.