Qoftë kur bën një dush që përfshin çdo hap të mundshëm të kujdesit ndaj vetes, apo edhe kur bën një dush të thjeshtë dhe të shpejtë, ka një pjesë të trupit që shumica prej nesh e harrojnë. Dhe sipas dermatologut Dr. Aanand Geria, ajo pjesë është pas veshëve.
Dr. Geria – dermatolog dhe pedagog klinik shpjegon:
“Zona pas veshëve shpesh neglizhohet në rutinën e përditshme të higjienës.” Por kjo s’do të thotë që duhet të vazhdojmë ta injorojmë. “Nëse nuk pastrohet rregullisht, mund të krijojë aromë të pakëndshme, irritim, pore të bllokuara, madje edhe infeksione,” shton ai.
Kjo ndodh sepse zona është e ngrohtë, shpesh e mbuluar nga flokët ose syzet dhe ka shumë pak qarkullim ajri – kushte ideale për bakteret që shkaktojnë probleme në lëkurë. Edhe pse nuk është më “e rrezikuar” se pjesë të tjera të trupit, fakti që shpesh harrohet e bën më të ndjeshme ndaj ndotjes dhe irritimeve.
Si ta pastrosh siç duhet (dhe shpejt):
Pastrimi është i thjeshtë: një larje e shpejtë me sapun dhe ujë çdo ditë mjafton.
“Rekomandoj që pjesa pas veshëve të lahet çdo ditë, njësoj si fytyra dhe pjesët e tjera të trupit,” thotë Dr. Geria.
“Nëse djersit shumë, përdor syze apo produkte flokësh – pra, si shumica prej nesh – pastroje rregullisht këtë zonë për të shmangur grumbullimin e papastërtive dhe irritimet.”
Për të hyrë në cepat e zonës, mjafton një larës trupi i butë dhe një masazh i lehtë me gishta apo një sfungjer.
P.S: Kontrollo gjithmonë nëse larësi që përdor i përshtatet tipit të lëkurës tënde. Edhe nëse zona është e vogël, kujdesi duhet të jetë i plotë. Tani, herën tjetër që të jesh në dush, mos harro atë cepin pas veshëve. Vërtet bën diferencë.