Plarent Ndreca, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka folur pas daljes nga SPAK.

Ai mohoi që paraqitja e sotme ka të bëjë me çështjen e tenderëve në polici për të cilën është marrë i pandehur dhe as me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin mesa la të kuptohej Ndreca e ka takuar në ambientet e paraburgimit.

“Isha si person në dijeni për hetimin. Nuk mund të flas dot, sepse është çështje nën hetim,” u shpreh Ndreca, pa komentuar më tej mbi përmbajtjen apo objektin e hetimeve.

Ndërkohë, SPAK vijon punën mbi disa dosje të ndjeshme që përfshijnë figura publike, përfshirë edhe lidhje me median, por detajet zyrtare mbeten ende të rezervuara.