Media iraniane është kapur duke mashtruar lidhur me sulmin me raketa ndaj Izraelit.
Sipas medias iraniane, ushtria e vendit kishte gjuajtur raketa nga një nëndetëse në Detin e Zi.
Megjithatë pas një kontrolli faktesh, del se pamjet janë të vjetra dhe janë marrë nga një stërvitje raketore ruse.
Irani lëshoi qindra raketa balistike ndaj Tel Avivit, pasi Izraeli nisi një sulm të paprecedentë ndaj bazave ushtarake e vendeve bërthamore të Iranit duke vrarë disa gjeneralë e shkencëtarë të rëndësishëm.