Pas Dibrës, kryeministri Edi Rama është “ndalur” në qarkun e Gjirokastrës. Teksa ka ndarë një video nga bukuritë e këtij qarku, kreu i qeverisë risjell në vëmendje kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit.

Në shtator në Kuvend si deputetë të qarkut Gjirokastër do të hyjnë Mirela Kumbaro, e cila ishte në listën e mbyllur, dhe që shënon mandatin e tretë. Ndërsa dy të tjerët Piro Dhima dhe Tërmet Peçi, të cilët ishin në listën e hapur, hyjnë për herë të parë në Kuvend.

Peçi dha dorëheqjen nga bashkia e Tepelenës për të garuar më 11 maj.

Në video, shfaqen gjithashtu Kumbaro, Dhima dhe Peçi teksa takohen me qytetarët.

“Skuadra fituese e Gjirokastrës për Shqipërinë 2030”, ka shkruar kryeministri.

Deputetët e qarkut Gjirokastër

Mirela Kumbaro, mandati 3
Piro Dhima, mandati 1
Tërmet Peçi, mandati 1.