Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Berat në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Përmes një videoje prezantuese, Rama prezantoi deputetët fitues të PS-së në qarkun Berat, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ku tre prej tyre bëhen për herë të parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 5 deputetë në qarkun e Beratit.
Qarku Berat
Fadil Nasufi, mandati 3
Enriketa Jaho, mandati 1
Hysen Buzali, mandati 1
Hatixhe Konomi, mandati 2
Ervin Demo, mandati 1