Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Vlorë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.
Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së këtij qarku, ndërsa renditi mandatet respektive për secilin prej tyre.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Vlorës mori nëntë deputetë, gjashtë prej të cilëve bëhen pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetët e Qarku Vlorë:
-Bledi Çuçi, mandati i tretë
-Pirro Vengu, mandati i parë
-Zamira Sinaj, mandati i parë
-Vasil Llajo, mandati i parë
-Erjona Ismaili, mandati i parë
-Damian Gjiknuri, mandati i pestë
-Vullnet Sinaj, mandati i tretë
-Ardit Bido, mandati i parë
-Brunilda Mersini, mandati i parë.