Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 8 korrik rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë. Seanca do të mbahët në orën 12:00.
Relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa pjesë e trupës gjykuese janë edhe Medi Bici dhe Sokol Binaj. Ndërkohë, më 8 korrik do të shqyrtohet edhe rekursi i biznesmenit Elman Abule, që ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Më 10 shkurt 2025, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua me urdhër të SPAK-ut për akuza të lidhura me korrupsionin dhe pastrimin e parave.