TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë nesër, më 17 qershor 2025, në orën 09:00, procesin e rinumërimit për 2323 qendra votimi, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Në këtë proces përfshihen edhe 85 kuti nga votimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Rinumërimi do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale të KQZ-së. Në terren do të jenë të angazhuara 24 grupe pune që do të operojnë në 24 tavolina rinumërimi.
Qarqet që përfshihen në këtë proces janë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani. Të drejtë vëzhgimi në këtë proces do të kenë vetëm subjektet që janë legjitimuar gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore nga KAS-i, konkretisht:
•Në qarkun Elbasan: Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
•Në qarkun Fier: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet;
•Në qarkun Durrës: Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
•Në qarkun Tiranë: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe partia “Mundësia”.
KQZ ka garantuar që i gjithë procesi do të zhvillohet me transparencë maksimale dhe në përputhje me ligjin zgjedhor, ndërsa rinumërimi pritet të zgjasë disa ditë, varësisht nga ritmi i punës në terren.
Home Lajme Aktualitet RINUMËRIMI I VOTAVE/ Procesi nis nesër zbulohet oraret nga KQZ, ‘Shqipëria futet...