Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një person në ditë për të qëndruar i hidratuar dhe i shëndetshëm?
Sipas ekspertëve të shëndetit, sasia e ujit që duhet të pijë një person varet nga disa faktorë, si: mosha, gjinia, aktiviteti fizik, klima, si dhe gjendja shëndetësore.
Rekomandimi bazë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera mjekësore është:rreth 2 litra në ditë për gratë (afërsisht 8 gota) dhe 2.5 litra në ditë për burrat (afërsisht 10 gota).
Megjithatë, nëse një person kryen aktivitet fizik të shtuar, qëndron në ambiente të nxehta ose është i sëmurë, nevojat për ujë rriten ndjeshëm.
Ekspertët theksojnë se ndjesia e etjes nuk është gjithmonë tregues i mjaftueshëm për të përcaktuar dehidratimin. Simptoma si lodhja, dhimbjet e kokës, përqendrimi i ulët dhe urina e errët janë sinjale që trupi kërkon më shumë lëngje.
Mjekët rekomandojnë që uji të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm kur ndiejmë etje, për të mbajtur në funksion të plotë organizmin dhe për të parandaluar probleme shëndetësore të lidhura me dehidratimin.