Interesi i vizitorëve për zonat e mbrojtura të vendit është në rritje. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një shifër pozitive, teksa thotë se vetëm në katër muajt e parë të vitit, ka pasur 867 mijë vizitorë.
Kjo shifër, thotë kreu i qeverisë, është 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
“Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, thotë Rama.