Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian, para vitit 2030.
Antonio Tajani theksoi se qëllimi është që të bëhet gjithçka për të ribashkuar Evropën.
“Shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Konstatoj një vullnet të mirë politik që ne të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Këto shtete duhet që të hyjnë në familjen tonë përpara vitit 2030, pastaj të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur si objektiv vitin 2030, por unë dua që kjo të ndodhë edhe më përpara në kohë.
Ne po u dërgojmë një mesazh të rëndësishëm të gjitha shteteve kandidate për t’u anëtarësuar sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Qëllimi është që të bëjmë gjithçka është e mundur për ta ribashkuar Evropën në një kohë sa më të shkurtër. Italia do t’u ofrojë këtyre shteteve eksperiencën e saj, sidomos në luftën kundër korrupsionit”, tha Tajani.