Pas akuzave të Gazment Bardhit, mori fjalën kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila iu drejtua duke i thënë se në dyert e Brukselit nuk mund të bëhet opozitë me qeverinë. Sipas saj, në tryezat evropiane nuk folën me gjuhën e raportit të OSBE/ODIHR por me një gjuhë urrejtjeje kundër Shqipërisë.

“Do ta kthej një përgjigje se dua të shpesh jo vetëm shqetësimet por edhe indinjatën time, atë që kam ndjerë për aksione të tilla alla opozite shqiptare, kur në dyert e Brukselit, e partnerëve, si bëhet opozitë qeveritë, as nuk flitet për standardet, por i bëhet opozitë Shqipërisë. Në fakt po shterohet Shqipëria, të pavërteta haluçinante që nuk bazohen në realitet dhe raport, atë që nuk ia thotë Shqipërisë as armiqtë më të përbetuar të Shqipërisë, as racisti më i fundit në Evropë, atë guxon ta thotë lideri i opozitës shqiptare, më vjen keq që bëheni vegla të një njeriu të vetëm që nuk përballet me qeverinë dhe s’bën analizën e humbjes e cila është mbi 200 mijë vota opozitare. Ju flisni për kriminalizim të Shqipërisë, në Bruksel nuk u fol aspak me gjuhën e raportit të OSBE/ODIHR, por flisni me gjuhën e atyre që nuk urrejnë qeverinë por Shqipërinë. Ju e njësoni Shqipërinë me Edi Ramën se nuk pranoni se ju pa mundur në 10 gara elektorale se kështu sic flisni ju do t’ju mundë gjithmonë. Mos i dilni përballë fatit evropian të Shqipërisë.”, tha Spiropali.