Duket si një foto ironike e mjedisit tonë politikë të ditëve të fundit, ku Ilir Alimehmeti bën luftën e vetmuar për të marrë mandatin në KAS dhe Kolegj Zgjedhor, ndërsa Berisha bën turizëm politik në Strasburg me Jorida Tabakun, pikërisht atë që Alimehmeti po përpiqet t’ia marrë mandatin. Alimehmetin dhe Tabakun mesa duket nuk ndan veç 1.5 përqindëshi elektoral por dhe vetë Berisha.
Kjo është ironia e madhe, “mjeku i popullit”, siç e quajtën dikur, endet i vetëm në gjykatë për të vërtetuar një votë që e meriton, ndërsa kreu i PD që e ‘tradhëtoi’ në KAS preferon shoqërinë e dy grave.
Nuk është shumë larg koha kur Tabaku i dilte publikisht kundër, edhe Vokshi që nga ana tjetër bënte spinimin se Tabakut si ‘spakiste’.
Por sot, Berisha merr me vete “armiket” e vjetra dhe harron “mikun” e ri. A është kjo një sinjal? Një mesazh se besnikëria në këtë parti ka afat skadence sa cikli elektoral? Apo thjesht një pazëll tjetër i qartë që tregon se Alimehmeti ka shërbyer si dekor i një loje që vendoset gjetkë?
Ndërsa Alimehmeti përballet me një shtet të tërë në sallat e gjyqit, në kërkim të një të drejte numerike, politike dhe njerëzore, partia që e kandidoi, që e nxori në mitingje, që e shiste si “shembull ndryshe”, i ka kthyer kurrizin./LEXO.al