Vendi ynë edhe këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell si dhe kalime vranësirash të pakta kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit nga orët e mesditës.

Temperaturat maksimale do të shënojnë 35 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/s.