Nga data 13 deri më 15 qershor, Tirana u kthye në qendrën e muzikës moderne falë festivalit Eagle Beat. Me më shumë se 15 artistë ndërkombëtarë dhe vendas në line-up, përfshirë emra të mëdhenj si Dimitri Vegas & Like Mike, Hugel, Fred De Palma, Elvana Gjata dhe Ledri Vula, qyteti përjetoi një atmosferë që përfshiu të gjitha shqisat.
Por përtej skenës kryesore, një tjetër zonë tërhoqi vëmendjen: Curious X, platforma e eventeve nga IQOS. Me hapësira të menduara për komunitetin, Curious X ofroi një përvojë të veçantë për të ftuarit, nga photobooth-et, make-up corner, e deri te këndet e lojërave dhe një DJ booth ku anëtarët e komunitetit IQOS mund të ndërvepronin drejtpërdrejt me muzikën.
Kjo zonë nuk ishte thjesht dekor, ishte pjesë e frymës së festivalit. Të gjithë ata që u bënë pjesë e Curious X patën mundësinë të shijonin edhe një hapësirë VIP me qasje më të personalizuar ndaj koncertit.
Festivali Eagle Beat tregoi se Tirana është gati për evente me organizim ndërkombëtar dhe përvoja që shkojnë përtej koncertit klasik.