Në festën e 34-vjetorit të themelimit të PS, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta edhe me senatorët e PS, Arta Daden e Gramoz Ruçin.

“Zyshe ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohë do ta shoh këtu jam i sigurt që partia është në rrugë e duhur, shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni”, tha Rama.