Fatmir Limaj është lojtar politik fantastik, i cili as nuk mundet me u joshë prej Kurtit, e as nuk mundet me u impresionu prej Kurtit.

Ka histori personale të admirueshme, kurse ka edhe kilometra politike të kaluara, më shumë se çdo lojtar tjetër aktual.

Fatmiri është i përzemërt në takime, saqë tjetri mund të mendojë lehtësisht se tash ia ka blerë zemrën. Kjo është pika e tij më e fortë.

A e dini atë tregimin me koqet e dashit? Dhelpra kishte rendur një kohë të gjatë pas dashit, derisa dikush e kishte pyetur, pse po i shkonte pas?

“Kqyrja koqet, po i shkojnë zhag për tokë, është çështje ditësh kur do t’i bien, kurse unë po i rri gati me ia hangër”.

Pak a shumë Kurti dhe gjithë llaskucët e tij politik po shkojnë pas koqeve të Fatmirit, të bindur që është çështje kohe kur ato do t’i bien në tokë.

Si pasojë dhe si rrjedhojë e kësaj ata po flasin me admirim për vizionin socialdemokrat të Limajt, për punën e tij të jashtëzakonshme si ministër i Transportit, për autostradat e ndërtuara nga Limaj.

Mirëpo Limaj nuk e han këtë karrem. Ai në mbrëmje kthehet në Bajë të Malishevës edhe e vazhdon rutinën e tij i patrazuar dhe i pajoshur nga amatorizmi i Kurtit.

Limaj nuk është Mimoza, nuk është as Donika e Kraki. Është tjetër kalibër.

Nejse, Kurti po e kërkon me ngulm Kuvendin, mirëpo nuk po e don Limajn kryetar të Kuvendit, sepse ai e di që Limaj nuk vallëzon sipas ritmit të tij.

Ai mendon që Limajt i mjafton amnistia dhe beatifikimi që Kurti ia bën atij dhe të kaluarës. Kurti është relativisht i çmendur. Ai dhe klika e tij i kanë abuzu qindra miliona euro veç në rrymë, ama ai ende mendon që e ka mandatin për të lëshuar certifikata të pastërtisë për çdo kënd që ka qenë në pushtet në të kaluarën.

Kurse Limaj nuk ia blen këtë certifikatë as për pesë banka, sikur qysh ia ka ble Mimoza, Armend Muja dhe tyrli halabaku.

Pse është Kurti në siklet?

Sepse ai e di që nëse mbahen zgjedhjet lokale para zgjedhjeve të përgjithshme, qysh edhe duhet me ndodhë, atëherë populli do ta shohë që krejt çka ai ka ndërtu në këto 4 vjet e kusur ka qenë veç fasadë, sepse serbët kthehen në institucione, kurse Erden Atiçi, a qysh e ka emnin ai thioshi, kthehet kudo që kthehet.

Pra, Kurtit po i ngutet me e shkaktu një krizë të radhës me anë të dy urave, kurse në kulmin e asaj krize ai me e çu vendin në zgjedhje të përgjithshme.

Kurtin e vranë qetësia, Kurtin e vorrosi normaliteti. Ai karikohet veç në kaos dhe kriza.

Ai po e sheh fundin e tij të palavdishëm politik. Për të shpëtuar prej këtij fundi, ai po don drama të reja në veri, në mënyrë që kurrkush mos me folë për kurrgjë tjetër.

Prandaj, unë e kam besimin e plotë në vizionin e Limajt për t’ia treguar vendin këtij manipulatori të paskrupullt.