Sali Berisha vijon të nxijë Shqipërinë, duke e cilësuar vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë.

Kësaj radhe, Berisha foli në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

“Shqipëria është i parë dhe i vetmi narkoshtet në Europë. Sa e vështirë është kjo për ne? Europa ka njohur shumë lloje diktaturash, por kurrë më parë një narkodiktaturë. Kjo është një diktaturë e një natyre tjetër. Edhe në këtë diktaturë të gjitha pushtetet përqendrohen në dorën e vetëm një personi, të Kryeministrit. Por ashtu siç shkruante Samuel Huntington për këto lloj diktaturash, narkodiktatura karakterizohet nga fakti që asnjë ligj, asnjë rregull dhe asnjë parim nuk respektohet. Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkodiktaturë. Për këdo që është i interesuar: ai këtë e ka bërë haptas dhe pa fshehur asgjë”, tha Berisha mes të tjerash.