Britania është e gatshme të luftojë në Paqësor nëse shpërthen një konflikt për Tajvanin, ka deklaruar Sekretari i Mbrojtjes.
John Healey i bëri komentet nga bordi i aeroplanmbajtëses HMS Prince of Wales, së bashku me zëvendëskryeministrin australian Richard Marles, teksa anija ishte ankoruar në Darwin, për t’u bashkuar me ushtrimet ushtarake me aleatët, përfshirë SHBA-në.
I pyetur nga The Telegraph për veprimet e Mbretërisë së Bashkuar në ndihmë të vendeve si Tajvani për t’u përgatitur ndaj një përshkallëzimi të mundshëm nga Kina, z. Healey tha:
“Nëse na duhet të luftojmë, siç kemi bërë në të kaluarën, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar janë vende që do të luftojnë së bashku. Ushtrojmë së bashku, dhe duke ushtruar së bashku dhe duke qenë më të përgatitur për luftë, ne parandalojmë më mirë.”
Këto deklarata përbëjnë disa nga komentet më të forta të një zyrtari britanik në lidhje me përfshirjen e mundshme në një luftë të ardhshme në rajon.
Megjithatë, z. Healey theksoi se po fliste në “terma të përgjithshëm” dhe se Britania do të preferonte që çdo mosmarrëveshje në Indo-Paqësor të zgjidhej “në mënyrë paqësore” dhe “diplomatike”.
Ai shtoi:
“Ne e sigurojmë paqen përmes forcës, dhe forca jonë vjen nga aleatët tanë.”
Presidenti kinez Xi Jinping nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për “ribashkimin e atdheut”. Pekini pretendon sovranitet mbi Tajvanin, çka refuzohet fuqimisht nga qeveria në Taipei.
Ekspertët kanë paralajmëruar se një pushtim i Tajvanit mund të çojë në një konflikt që do të përfshinte vende në mbarë globin.
- Healey pranoi se “kërcënimet” po shtohen në rajonin Indo-Paqësor, ku ushtria kineze ka pushtuar shkëmbinj të kontestuar dhe akuzohet për frikësimin e fqinjëve.
Grupi luftarak HMS Prince of Wales, i shoqëruar nga avionë luftarakë F-35, ka lundruar nga Singapori drejt Australisë veriore hera e parë që ndodh kjo që nga viti 1997 – dhe do të vazhdojë drejt Japonisë, me gjasë duke kaluar pranë Tajvanit.
Shumica e vendeve ndjekin SHBA-në në qëndrimin e saj të “paqartësisë strategjike”, ku ajo zakonisht nuk deklaron qartë nëse do ta mbrojë apo jo Tajvanin në rast lufte.
Ish-presidenti Joe Biden e kishte thyer disa herë këtë parim duke deklaruar se SHBA do të mbështeste ishullin përballë Kinës.
Donald Trump, presidenti aktual, ka qenë më i kujdesshëm, por zyrtarët në Pentagon po përgatiten për konflikt.
Qeveria aktuale amerikane ka thënë gjithashtu se po rishikon rolin e saj në marrëveshjen e sigurisë AUKUS (mes SHBA, Australisë dhe Britanisë), si pjesë e strategjisë “Amerika e para” të administratës Trump.
Australia ka adoptuar një qasje më të kujdesshme ndaj Tajvanit. Kryeministri Anthony Albanese javën e kaluar nuk pranoi të komentojë nëse Australia do të mbështeste SHBA-në dhe aleatët në rast konflikti me Kinën.
Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të publikuar më herët këtë vit, qeveria britanike vuri në dukje se “ekziston një rrezik i veçantë për përshkallëzim rreth Tajvanit”.
Gavin Ëilliamson, ish-sekretar i Mbrojtjes i Britanisë (2017–2019), tha se Britania ka filluar të flasë më hapur, pasi kërcënimet në Indo-Paqësor janë bërë më të qarta.
“Mendoj se ka një vetëdije që heshtja e plotë nuk e bën një konflikt më të mundshëm apo më pak. Parandalimi ka të bëjë me përcaktimin e pasojave të veprimeve të rrezikshme apo të dëmshme të të tjerëve,” tha ai për The Telegraph.
“Është shumë e rëndësishme që figura si Sekretari i Mbrojtjes të flasë qartë për pasojat që sjellin veprimet.”
Vendimi për të dislokuar HMS Prince of Ëales, grupi më i madh luftarak detar i Britanisë, për një mision 9-mujor në Paqësor, tregon ndërgjegjësimin për rritjen e rrezikut në rajon.
Ankorimi i saj në Darëin, qytet në veri të Australisë, nënvizon lidhjet e ngushta mes Londrës dhe Canberrës – lidhje që do të jenë kyçe në çdo konflikt të mundshëm në Indo-Paqësor.
- Healey tha se “teksa kërcënimet po rriten, partneritetet si ai mes Britanisë dhe Australisë janë më të rëndësishme se kurrë.”
Kjo është hera e parë në gati 30 vjet që një grup britanik aeroplanmbajtës ndalon në Australi, dhe hera e parë që një aeroplanmbajtëse jo-amerikane merr pjesë në stërvitjet vjetore ushtarake të Australisë të njohura si Talisman Sabre, të cilat këtë vit ishin më të mëdhatë ndonjëherë.
Mbërritja e HMS Prince of Ëales në Darëin është gjithashtu pjesë e përpjekjes së Britanisë për të pohuar të drejtën për lundrim të lirë nëpër Ngushticën e Tajvanit – trupi i ngushtë i ujit që ndan Kinën nga Tajvani.
Sekretari i Jashtëm, David Lammy, i cili ishte gjithashtu në bordin e anijes më herët gjatë ditës, ka deklaruar më parë se Britania planifikon të zhvillojë më shumë operacione lundrimi të lirë në Ngushticën e Tajvanit.
“Ne kemi një interes të drejtpërdrejtë në rregullat ndërkombëtare, lirinë e deteve, lirinë e lundrimit dhe stabilitetin dhe sigurinë në Indo-Paqësor,” tha Healey.
Muajin e kaluar, HMS Spey, një anije patrullimi e Marinës Mbretërore, kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit, duke marrë lëvdata nga Tajvani dhe kritika të forta nga Kina.
Britania nuk komenton për lëvizjet e ardhshme të anijeve të saj, por shumë dyshojnë se HMS Prince of Ëales do të kalojë nëpër Ngushticën e diskutueshme teksa lundron drejt destinacioneve të ardhshme në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Megjithëse Britania po rrit përqendrimin e saj në Indo-Paqësor, kjo nuk do të përfshijë një angazhim më të madh me Tajvanin.
I pyetur nëse Britania mund të angazhohet më formalizuar me Tajvanin, z. Healey u përgjigj se “nuk ka ndryshim në qasjen e Britanisë ndaj Tajvanit.”
Sir Gavin, i cili gjithashtu u përball me këtë çështje gjatë mandatit të tij, tha se Mbretëria e Bashkuar do ta ndryshojë qëndrimin “vetëm nëse Kina bëhet gjithnjë e më agresive.”/The Telegraph