E kam ndjekur me keqardhje statusin e fundit të z. Arben Malaj, ku përpiqet të më etiketojë me fjalor që i shkon më shumë rrjeteve sociale anonime, sesa një ish-ministri financash dhe akademiku.

Është e çuditshme sesi dikush që më ka vlerësuar më herët publikisht për profesionalizëm dhe qetësi, sot më akuzon duke cituar Leninin, vetëm sepse nuk iu përshtata linjës së tij në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2CNN.

Kjo kontradiktë nuk ka nevojë për koment, flet vetë.

E kuptoj që ndonjëherë mllefi ta errëson arsyen, por në vend të fyerjeve dhe metaforave agresive, mund të kishte zgjedhur të replikonte me argumente edhe pse në emisionin e mbrëmshëm ndanim pothuajse të njëjtin qëndrim.

Dashamirësisht në emisionin e para ca javëve në Report TV (ku fliste me superlativa për mua) dhe mbrëmë iu drejtova Malajt duke i kërkuar ta mbyllnim debatin dhe etiketimet personale. Malaj nuk ndaloi, as tek Report TV, as mbrëmë, as sot.

Ai mua nuk ma dëgjon këshillën kur i them që po dëmton veten, ndaj unë po tërhiqem për herë të tretë duke mos polemizuar e as vijuar debatin, por duke ripërsëritur që nuk i heq asnjë presje vlerësimit tim modest ndaj tij si profesor.

Sa për sulmet e përsëritura, unë nuk kam kohë të merrem me debate të kota me z. Malaj. Kam punë më të rëndësishme, si për shembull me bletët në fshat.

Ka shumë arsye për ta shijuar të dielën z. Malaj, larg debateve shterpë e gjuhës me mllef.

Do të të sjell pak mjaltë të mirë Arben.

Të përshëndes!

Më poshtë reagimi i Malajt:

https://www.facebook.com/share/19FbF7Be6E/