-Shëtitorja e re në Tushemisht, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zhvillimin turistik të Pogradecit, ka përfunduar, por ajo që ka rënë në sy janë shtylla elktrike të vendosura përgjatë shëtitores. Në pamjet e shpërndara në rrjet nga gazetari Mentor Kika shihet se në secilën shtyllë është e vendosur nga një kamer sigurie.

Qeveria më herër njoftoi se projekti është pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse për të rritur cilësinë e jetës për banorët dhe për të fuqizuar pozicionin e qytetit si një nga destinacionet kryesore turistike në vend. Madje drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli u shpreh se e veçantia e këtij projekti ishin 58 ndriçues inteligjentë të pajisur me sensorë ajri, kamera sigurie dhe ekrane informuese me prekje për turistët.

Por në rrjet është ngritur pyetja se për çfarë do të shërbejnë gjithë këto kamera në një fshat turistik.