Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës vazhdon të rritet, ku sipas burimeve të qëndrueshme të paktën 56 palestinezë janë vrarë që nga agimi, nëntë prej tyre ndërsa prisnin ndihmë humanitare, përfshirë tre fëmijë. Të dhënat e rilançuara nga Al Jazeera u mblodhën në spitale dhe midis ekipeve të shpëtimit.

Ndërkohë bilanci rëndohet sipas Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila thotë se në 24 orët e fundit janë 70 të vdekurit si pasojë sulmeve të IDF. Haaretz, citon Ministrinë e Shëndetësisë së Gazës, nën kontrollin e Hamasit, e cila ndër të tjera shton se edhe 332 janë plagosur gjatë bastisjeve të nisura nga Izraeli që prej së premtes në Rrip. Sipas të njëjtit burim, që nga fillimi i luftës, 57,338 persona kanë vdekur, 135,957 janë plagosur. Mijëra të tjerë janë gjithashtu të zhdukur, ndërsa numri total i persona që kanë vdekur në pritje të nidhmave ushqimore ka kaluar 600.